Kritikohet ashpër qeveria e Brazilit pas numrit rekord të zjarreve në Amazon

Prishtinë | 22 Gus 2019 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

Ministri i mjedisit në Brazil, Ricardo Salles, është kritikuar ashpër në një takim mbi ndryshimet klimatike lidhur me numrin rekord të zjarreve në Amazon.

Të dhënat satelitore të publikuara nga Instituti Kombëtar i Kërkimit Hapësinor (Inpe) tregojnë një rritje prej 85% këtë vit për të gjithë Brazilin.

Disa nga ata në takimin e së mërkurës bërtisnin “rajoni i Amazonës po digjet”, përderisa Salles u fut në podium.

Konservatorët kanë fajësuar qeverinë e Brazilit për gjendjen e vështirë të Amazonës.

Ata thonë se presidenti i ekstremit të djathtë të Brazilit, Jair Bolsonaro, ka inkurajuar pastrimin e tokës nga prerësit dhe fermerët, kështu duke shpejtuar shpyllëzimin e pyjeve të Amazonës.

Të enjten Bolsonaro tha që zjarret po hetoheshin por tha që qeverisë i mungonin burimet për t’i luftuar flakët.

Ai gjithashtu mohoi se kishte fajësuar OJQ-të për ndezjen e zjarreve, një ditë pasi u shfaq të sugjeronte se ata e kishin bërë këtë si hakmarrje për qeverinë e tij pasi ua kishte zvogëluar fondet.

Amazona, pylli më i madh në botë është një furnizim jetësor i karbonit që ngadalëson ritmin e ngrohjes globale.

Të ngjashme