Kritikohet si e jashtëligjshme dhe arbitrare falja e borxheve për ambalazhuesit e ujit

Prishtinë | 09 Tet 2017 | 08:13 | Nga

Vendimi i kryeministrit Ramush Haradinaj për faljen e borxheve për ambalazhuesit e ujit, të cilët për 18 vjet nuk paguan asnjë cent për shfrytëzimin dhe shkarkimin e ujërave, po konsiderohet arbitrar dhe i jashtëligjshëm nga përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe deputetë të opozitës, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas tyre, ky vendim tregon shpërfilljen e Qeverisë ndaj parasë publike. Ata kanë kërkuar nga organet e hetuesisë që të hetojnë këtë çështje, duke ngritur “dyshime për korrupsion”.

Njëkohësisht deputetët opozitarë kanë paralajmëruar se do të kërkojnë sqarime nga kryeministri Haradinaj rreth këtij vendimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme