Kritikuesi më i madh i Putinit planifikon të kthehet në Rusi

Prishtinë | 13 Jan 2021 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Lideri opozitar rus, Alexei Navalny, ka bërë të ditur se është duke planifikuar të kthehet në Rusi këtë të diel.

Navalny ka thënë se e ka marrë vetën plotësisht pasi ishte helmuar në Rusi në muajin gusht të vitit të kaluar.

Kritikuesi më i madh i presidentit rus Vladimir Putin, ishte dërguar në Gjermani pasi gjendja e tij ishte rënduar gjatë udhëtimit në aeroplan.

Gjermania dhe shtetet e tjera perëndimore patën deklaruar se ndaj tij ishte kryer atentat.

Navalny ka akuzuar presidentin, Vladimir Putin, për urdhërimin e helmimit, mirëpo ky pretendim ishte hedhur poshtë nga Kremlini.

Të ngjashme