Në Rumani gjashtë ministra dhe zëvendëskryeministri Marian Neacsu kanë dhënë dorëheqjen pas tërheqjes së mbështetjes politike nga Partia Socialdemokrate (PSD).
Dorëheqjet prekin disa dikastere kyçe, përfshirë bujqësinë, energjinë, drejtësinë dhe shëndetësinë, duke thelluar krizën politike në vend.
PSD ka bërë të ditur se do të vazhdojë të mbështesë proceset legjislative deri në formimin e një qeverie të re.