Krizë për birra për Vit të Ri, shpërndarësit e tyre kërcënojnë me grevë

Prishtinë | 30 Dhj 2021 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Adhuruesit e birrës mund të përballen me një surprizë të padëshiruar, pasi shpërndarësit e tyre kanë kërcënuar me grevë për shkak të pagesave.

Krerët e sindikatave pretendojnë se shpërndarësit, që shpërndajnë birra deri në 20.000 kafiteri, klube dhe restorante, kanë pasë rënie të pagave dhe pagesave për punën jashtë orarit.

Drejtuesit e sindikatës thonë se stafi, përgjegjës për 40 përqind të dërgesave të Heineken, Carlsberg, Carling dhe Coors, janë të stresuar dhe kanë vështirësi për të paguar faturat.

Rreth 99 përqind e anëtarëve të kësaj sindikate kanë mbështetur me votë ndërmarrjen e një veprimi industrial muajin e ardhshëm.

Të ngjashme