Kroacia jep shembull, po i përdor dronët për një qëllim shumë të mirë

Prishtinë | 17 Nën 2021 | 13:52 | Nga Ekonomia Online

Dronët në Kroaci nuk po përdoren si në Azerbajxhan, ku me ta vriteshin ushtarët, vitin e kaluar. Në shtetin ballkanik, pajisjet fluturuese po përdoren për pyllëzimin e zonave të dëmtuara nga zjarret.

Kjo taktikë nuk është e re, por dronët në Kroaci kanë rezervuarë më të mëdhenj të farave dhe lëshojnë përbërës për të krijuar mjedis të përshtatshëm për mbirjen e tyre, thonë ideatorët e projektit.

“Përpos farave të lisave, ne mund të vendosim edhe rërë, bar, argjilë dhe speca djegës brenda”, tha Goran Ladisiq, njëri nga udhëheqësit e kompanisë “Magic Forest”, që po e zhvillon projektin.

“Me rëndësi, vendosim speca djegës, sepse kështu kafshët e egra – në rastin e lisave, vlen për derrat e egër – nuk do t’i hanë farat”, shtoi ai, shkruan Reuters.

Zjarret në pyje gjatë verës në Kroaci shpesh përhapen në zona që arrihen vështirë në këmbë, prandaj përdorimi i kësaj mënyre përmes ajrit ka kuptim, thonë udhëheqësit e projektit.

Të ngjashme