Kroacia uron Kosovën, mbështet progresin e saj

Prishtinë | 17 Shk 2018 | 15:11 | Nga

Urime të shumta për festën e pavarësisë. Sot, pranova urim edhe nga kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, i cili përcjellë dëshirat më të mira për progres dhe prosperitet të Kosovës, ka shkruar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Ndërkohë që Kosova feston 10 vjet që nga shpallja e pavarësisë së saj, kam nderin t’ju përcjellë, në emrin tim personal dhe në emër të Qeverisë së Kroacisë, urimet dhe dëshirat më të sinqerta për të mirën e vendit tuaj dhe të kombit tuaj. Marrëdhëniet midis Kosovës dhe Kroacisë kanë qenë tradicionalisht të afërta dhe miqësore”, thuhet në urimin e kryeministrit kroat Plankeviq, përcjell Haradinaj.

“Unë me të vërtetë besoj se ato do të vazhdojnë të zhvillohen më tutje, si dhe se do të punojmë për të forcuar edhe më shumë bashkëpunimin në interes të të dy kombeve tona. Duke bërë kështu, më lejoni të theksoj veçanërisht se Kroacia mbështet progresin e Kosovës në rrugën e saj të vazhdueshme drejt integrimit euroatlantik. Ne do të vazhdojmë në mënyrë të veçantë mbështetjen tonë politike dhe teknike për Kosovën ndërsa ajo përparon drejt BE-së, me qëllim që të kontribuojmë kështu në stabilitetin dhe prosperitetin e Kosovës”, thuhet më tej në urim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme