KRRE vendos të shtrenjtohen karburantet

Prishtinë | 18 Pri 2017 | 13:54 | Nga

Nga mesnata e sotme, benzina do të shtrenjtohet për 2.5 dinarë/litër, kurse dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të shtrenjtohet për 2 dinarë/litër.

Kështu ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjitë (KRRE). Euro-super BS-95 do të kushtojë 67.5 dinarë/litër, Euro-super BS-98 do të kushtojë 69,5 dearë/litër.

EuroDiesel (D-E V) do të kushtojë 52.2 dinarë, kurse vaji extra i lehtë për amvisëri (EL-1) do të kushtojë 41 dinarë/litër. Mazuti M-1 NS do të kushtojë 27.402 dinarë/kilogramë.

Të ngjashme