KRU “Gjakova” apelon të mos keqpërdoret uji i pijes, paralajmërohen gjoba

Prishtinë | 20 Kor 2022 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Ekipi i kontrollit gjatë verifikimit të gjendjes në teren ka hasur në keqpërdorim të ujit të pijes nga konsumatori Q.TH, në fshatin Qifllak Komuna e Rahovecit, ku ndaj personit në fjalë KRU “Gjakova” ka iniciuar procedurat ligjore.

Sipas një njoftimi për media kompania bënë të ditur se ekipet e KRU “Gjakova” janë tërë kohës në teren përfshirë edhe ditët e vikendit në verifikim të gjendjes, personat që identifikohen duke keqpërdorur ujin e pijes nga rrjeti i ujësjellësit do të ndëshkohen sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi.

“Lusim konsumatorët për vetëdijsim në përdorimin racional te ujit të pijes dhe mos keqpërdorim të tij”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme