KRU Gjakova njofton se do te ketë ndërprerje te furnizimit me ujë për disa lagje të Komunës së Gjakovës. Kjo për shkak te punimeve në shtrirjen e gypit të ri në rrugën “Skënderbeu” i cili do të vazhdojnë edhe sot, projekt ky i cili është bashkëpunim me Komunën e Gjakovës. Njoftimi i plotë: Të nderuar […]
KRU “Gjakova” njofton për ndërprerjeje të furnizimit me ujë për disa lagje

KRU Gjakova njofton se do te ketë ndërprerje te furnizimit me ujë për disa lagje të Komunës së Gjakovës.
Kjo për shkak te punimeve në shtrirjen e gypit të ri në rrugën “Skënderbeu” i cili do të vazhdojnë edhe sot, projekt ky i cili është bashkëpunim me Komunën e Gjakovës.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar konsumator,
Ju njoftojmë se punimet në shtrirjen e gypit të ri në rrugën “Skënderbeu” do të vazhdojnë edhe sot, projekt ky i cili është bashkëpunim me Komunën e Gjakovës.
KRU “Gjakova” është duke intervenuar në ndërrimin e gypit të vjetër ekzistues nga AC ∅300mm me gypin e ri PE100 RC DN 315mm.
Si pasojë e këtij intervenimi, sot datë: 13.04.2022, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora, 10:00 deri në ora 16:00.
Rrugët të cilat përfshihen në këtë ndërprerje janë:
1. Rr.”Skënderbeu”
2. Rr.”XhaferLipoveci”
3. Rr.”Migjeni”
4. Rr.”Xhevat Hoxha”
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
KRU “Gjakova” Sh.A.
13.04.2022..











