KRU “Gjakova”, ofron ndihmën e saj në Skenderaj

Prishtinë | 20 Jan 2023 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka ofruar ndihmën e saj për Komunën e Skenderajt, e cila u përballë me vërshime të mëdha.

Me kërkesë të MPN-së, në ndihmë rreth situatës së krijuar nga të reshurat, KRU “Gjakova” menjëherë ka treguar gatishmërinë për të ofruar ndihmë në zonat më problematike.

“Me anë të cisternës dhe stafit mbështetës po asistohet në ofrimin e ujit të pijes për qytetarët e Skenderajt. KRU “Gjakova” është e përgatitur dhe në gatishmëri që të ofrojë ndihmën e saj kudo dhe kurdo ku paraqitet nevoja, pa rrezikuar furnizimin për konsumatorët tanë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme