Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka bërë të ditur se është përmirësuar cilësia e ujit në Zonën e Furnizimit – Reka e Keqe.
Me këtë rast, KRU “Gjakova”, njofton konsumatorët se mund ta përdorin ujin për pije
“Sot pas daljes në teren nga ekipa e laboratorit të KRU “Gjakova” dhe marrjes së mostrave në Zonën e Furnizimit – Reka e Keqe, ka përmirësim të gjendjes, vlerat përkojnë me kufirin e lejuar dhe banorët mund ta përdorin ujin për pije. Njësia e Laboratorit do të vazhdojë me monitorimin e cilësisë së ujit dhe për të gjitha detajet do të mbeteni të informuar”, thuhet në njoftim.