Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ” sh.a., krahas lehtësimit të kritereve për programimin e borxheve ka kërkuar nga konsumatorët që të përmbushin obligimin e tyre financiar ndaj pagesës së faturave të rregullta mujore për shpenzimin e ujit.
Tutje ata në njoftimin e tyre thuhet se kanë proceduar mbi 1500 lëndë të konsumatorëve borxhlinj te Përmbaruesit Privat.
Njoftimi i plotë:
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ” sh.a., krahas lehtësimit të kritereve për programimin e borxheve kërkon nga konsumatorët që, të përmbushin obligimin e tyre financiar ndaj pagesës së faturave të rregullta mujore për shpenzimin e ujit.
Për të përmbushur këtë mision me sukses dhe për të ofruar furnizim stabil me ujë të pijshëm dhe cilësor, sigurisht që kërkohet angazhim maksimal dhe ka kosto të lartë në trajtimin e ujit dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit në vazhdimësi.
KRU “ Prishtina ” sh.a. ka filluar me procedimin e konsumatorëve borxhlinj në procedurë përmbarimore te Permbaruesit Privat ( kjo vlen për konsumatorët me borxhe mbi 100 euro), deri më tash sektorin e bizneseve të vogla e të mëdha, ndërsa tash kemi filluar edhe me sektorin e amvisërisë / shtëpiak / individual.
Deri më tash kemi proceduar mbi 1500 lëndë të konsumatorëve borxhlinj te Përmbaruesit Privat
Inicimi i kësaj procedure përmes Përmbaruesve Privat do të krijonte shpenzime shtesë për ju dhe do të vështiresonte përmbushjen e obligmit tuaj duke paguar taksën shtesë.
Të nderuar konsumatorë,
Shfrytëzojeni mundësinë më të lehtë për realizimin e pagesave për shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit, sektori i bizneseve – paguaj 20% të borxhit total dhe pjesën e mbetur programoje për 24 muaj, sektori shtëpiak / individual – paguaj 10% të borxhit total dhe pjesën e mbetur programojë për 12-36 muaj.
Shpejt dhe lehtë , vetëm në KRU”Prishtina” sh.a.
Faleminderit për pagesa të faturave të ujit!