KRU “Prishtina” paralajmëron shkyçje të borxhlinjëve të mëdhenj

Prishtinë | 14 Maj 2024 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka paralajmëruar se të mërkurën do të zhvillojë një aksion të gjerë për shkyçjen e siç kanë thënë borxhlinjve të mëdhenj të ujit dhe konsumatorëve ilegalë.

“Nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit! Nesër 15 maj 2024, e mërkurë duke filluar nga ora 10:30 do të kemi aksion të madh me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektorë, me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha në komunën e Prishtinës”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Në këtë aksion thuhet se do të asistojë edhe Policia e Republikës së Kosovës.

Të ngjashme