Ekonomia Online
FUNDIT

KRU”Gjakova” mirëpret nxënës në Ditën Botërore të Ujit

KRU”Gjakova” mirëpret nxënës në Ditën Botërore të Ujit

Në kuadër të manifestimit të Ditës Botërore të Ujit, KRU “Gjakova” njofton se mirëpriti në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura nxënësit e shkollës “Prishtina High School” nga Prishtina, të cilët u mirëpriten nga stafi menaxherial i ujësjellësit. Me anë të një njoftimi të postuar në Facebook, bëhet e ditur se në kuadër të […]

Në kuadër të manifestimit të Ditës Botërore të Ujit, KRU “Gjakova” njofton se mirëpriti në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura nxënësit e shkollës “Prishtina High School” nga Prishtina, të cilët u mirëpriten nga stafi menaxherial i ujësjellësit.

Me anë të një njoftimi të postuar në Facebook, bëhet e ditur se në kuadër të sensibilizimit të opinionit të gjerë me rastin e shënimit të kësaj dite, UD. Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Gjakova” Visar Hasi, iu drejtua të pranishmëve duke përcjellë mesazhe të shumta rreth vlerës së ujit si dhe rëndësisë së sistemit të ujërave të ndotura.

Dita Botërore e Ujit çdo vit manifestohet me moto të ndryshme, e sivjet motoja është “Ujë për Paqe”.

“Në fjalët e tyre përshëndetëse, të pranishmit njëzëri apeluan që të vlerësohet uji i pijes, të shpenzohet racionalisht dhe së bashku të kontribuojmë për ruajtjen e resurseve ujore. Nxënësit u pajisen me fletushka vetëdijesimi si dhe patën rastin të shohin nga afër procesin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura”.

“Përdoreni në mënyrë racionale ujin e pijes, mos abuzo me sistemin e kanalizimit!”, thuhet në njoftimin e KRU”Gjakova” SH.A.

Të ngjashme