KRUP: Matiqani, Kolovica e Taukbahçja nga sot i kthehen normalitetit me ujë

Prishtinë | 19 Maj 2020 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se është riparuar defekti në njërën nga tre pompat e ujit në rezervuarin e Mirëditës.

Sot, sipas KRUP, furnizimi me ujë të pijshëm në pikat e larta të lagjeve, Matiqan, Kolovicë dhe Taukbahçe iu kthye normalitetit.

“Pas një pune të jashtëzakonshme, ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit riparuan defektin në njërën nga tre pompat në rezervuarin e Mirëditës. Puna e tyre e shpejtë dhe korrekte bëri që pompa të riparohet në orën 02:00 pas mesnatës”, thuhet në njoftim.

Riparohet defekti në njërën nga tre pompat e ujit në rezervuarin e Mirëditës,Prishtinë, 19 maj – Pas një pune të…

Gepostet von Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" sh.a am Montag, 18. Mai 2020


Të ngjashme