Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Dendias, ka thënë se është rëndësishme të zbatohen marrëveshjet Kosovë-Serbi, raporton Ekonomia Online.
Dendias tha se e përkrahin Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor për anëtarësim në BE.
Ai shtoi se në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin në aspektin energjetik, duke shtuar se Greqia do ta ndihmoj Kosovën në këtë çështje, duke përmendur kështu edhe largimin e Kosovës nga varësia e thëngjillit.
“Para disa muajve ishte vizita ime këtu tash po vijë shpesh këtu. Vizita ime këtu nënvizon rendësin që Greqia ka për rajoni. Sot biseduam në nivelin bilateral dhe sesi i mund të bashkëpunojmë në fusha të ndryshme”.
“Në analizat tona të fundit është theksuar se destinacioni përfundimtar për të gjitha vendet e Ballkani Perëndimor është Bashkimi Evropian. Greqia është e gatshme ta ndihmojë Ballkanin Perëndimor. Biseduam për bashkëpunimin në aspektin energjetik, Greqia është e gatshme ta ndihmoj Ballkanin Perëndimor dhe ju të jeni të pavarur dhe të largoheni nga thëngjilli”.
“Ne i përshëndesim dialogun me Beogradin. Është e rëndësishme që ato që janë nënshkruar të zbatohen këtë e theksova edhe dje në Beograd. Mbështesim rolin e EULEX-it që ka në Kosovë po ashtu edhe Lajçakun dhe Escobarin. E nderuara Donika është zotimi ynë që Ballkani Perëndimor të jetë në rrugën drejt BE-së”, tha ai.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla tha se me Dendias kanë diskutuar edhe për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në Këshillin e Evropës.
Gërvalla theksoi se roli i Greqisë është i domosdoshëm për të ulur tensionet me Serbinë, përcjell teve1.info
“Roli i Greqisë është shumë i mirëseardhur dhe shumë i domosdoshëm në përpjekjet për të ulur tensionet edhe me Serbinë, me qëllim që pastaj të mund të pasojë normalizimi në vend të përshkallëzimit. ky takim i sotëm ishte në vazhdën e një serie takimesh në rrethana të ndryshme dhe me përmbajtje të ndryshme”.
“Presim me padurim rezultatet, hapat e mëtejshëm në temat që diskutuam sot. Diskutuam për ekonominë, për bashkëpunimin në të gjitha fushat e ekonomisë, anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në Këshillin e Evropës”.
LEXONI EDHE: