Kryediplomatja austriake ngatërrohet, uron Kosovën për transformimin e FSK-së në ushtri

Prishtinë | 26 Mar 2018 | 15:30 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Austrisë për Evropë, Integrim dhe Çështje të Jashtme, Karin Kneissl, ka uruar Kosovën për transformimin e FSK-së në ushtri, raporton Ekonomia Online.

Ajo u ngatërrua gjatë fjalimit në konferencë e përbashkët zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli. Në përfundim të fjalisë ajo është përmirësuar nga stafi i saj dhe ka kërkuar falej siç tha për gabimin.

“…ju uroj edhe për shndërrimin e FSK-së në ushtri. Më falni kjo ende nuk qenka bërë, ka qenë gabim i imi. Ndoshta unë fola më shumë se sa është thënë ngase këtu janë bë arritje, e unë fola pak para kohe”.

“Procesi është shumë i ndejshëm e di, por ju uroj të gjithë ato që keni arritur në këtë drejtim. E kam të qartë që është një temë e ndjeshme politike e cila duhet të zgjidhet me fqinjët dhe me partnerët ndërkombëtar”.

“… integrimi i komiteteve në FSK dëgjova që është bërë shumë dhe kjo ndikon në përmirësimin e marrëdhënieve”.

Kneissl shtoi se ratifikimi i marrëveshjes me Malin e Zi është hap për liberalizim të vizave, por tha se duhen ende punë në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

“… në këtë duhet të ketë luftim kundër krimit dhe korrupsionit, por ende ka punë për të bërë që Kosova po vepron arsyeshëm. Por varet nga rekomandimet që janë bërë nga Komisioni Evropian”.

Kneissl tha se Austria do ta mbështes Kosovën për integrim në BE, por që kjo duhet të bëhet sipas meritave dhe punës.

Pacolli: Qeveria e përkushtuar të përmbush edhe kushtin e fundit për liberalizimin e vizave

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, tha se Kosova kë bërë përparim në rrugën evropian duke zbatuar MSA-në.

Sipas tij, Qeveria është e përkushtuar të përmbush edhe kushtin e fundit për liberalizimin e vizave, luftimin e korrupsionit.

Kusht ky që sipas tij, është pothuajse është i përmbushur. Këto komente ai i bëri pas takimit me ministren e Austrisë për Evropë, Integrim dhe Çështje të Jashtme, Karin Kneissl.

Nga ajo Pacolli tha se ka kërkuar që të ndihmojë kosovarët për të gëzuar një të drejtë siç thotë ai universale që të lëvizin pa viza drejt Evropës.

“Austria e ka presidencën e BE që nga qershori i këtij viti, dhe e luta që të ndihmojë Kosovë në të gjitha kërkesa ku është e mundur”.

Pacolli tha se nga Kneissl ka kërkuar gjithashtu të loboj edhe te pesë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, sidomos të Sllovakia.

Nga Austria ai kërkuar edhe të jetë sponsor i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, madje tha se e ka njoftuar edhe për pengesat që po shkakton Serbia.

“Edhe për dialogun me Serbinë, për sfida në implementimin e marrëveshjes ku si rezultat do të jetë njohja e Serbisë dhe mosndërhyrja në as një çështje të Kosovës.  Ekipi do të jetë i udhëhequr nga presidenti, objektiva do të jetë marrëveshja e paqes”.

 

Të ngjashme