Kryediplomatja: Çdo model që lejon Serbinë ta minojë sovranitetin e Kosovës, të refuzohet nga të gjithë

Prishtinë | 31 Jan 2023 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz e cila ishte prezente në diskutimin e Ambasadës së ShBA-së për asociacionin, ka falënderuar për këtë organizim ambasadorin Hovenier.

Ajo ka shkruar se Kosova ofron kornizën më të avancuar në Evropë për të drejtat e pakicave.

Tutje kryediplomatja ka shkruar se duhet të refuzohet çdo model që lejon Serbinë ta minojë sovranitetin e Kosovës.

“Çdo model që lejon Serbinë të minojë sovranitetin e Kosovës duhet të refuzohet nga të gjithë ata që synojnë paqen e qëndrueshme dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në rajon”, ka shkruar ministrja në Twitter.

Të ngjashme