Kryediplomatja thërret për aplikim “diplomatët e rinj”

Prishtinë | 06 Maj 2023 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka bërë ftesë për aplikim në konkursin për diplomatët e rinj.

“Edhe pak më shumë se 12 orë kanë mbetur për të aplikuar në konkursin e hapur për 30 diplomatë të rinj. Më në fund, pas shumë sfidash dhe barrierash të panevojshme, kemi arritur të hapim dyert e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe të diplomacisë për profesionistë të të gjitha moshave, të cilët dëshirojnë të bëhen pjesë e shërbimit të jashtëm të Republikës së Kosovës”, është shprehur ajo, transmeton KlanKosova.tv.

Sipas saj, reformat e thella që janë bërë mundësojnë shtimin e dukshëm të numrit të diplomatëve të rinj.

Ju ftoj të aplikoni sot, duke ju siguruar që procesi do të jetë rigoroz, ndoshta i vështirë dhe kërkesat e larta, por meritokracia kriteri i vetëm për përzgjedhjen e më të mirëve, sepse Kosova e meriton të përfaqësohet në botë nga më të mirët e këtij vendi”.

Të ngjashme