Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka pritur në takim sekretaren e Përgjithshme të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (SHEVJ), Helga Schmid, raporton Ekonomia Online.
Në këtë takim është biseduar për reformat e shumta që po bëhen në vend në shumë sektorë, e të cilat përshpejtojnë rrugën e Kosovës në integrimin evropian.
Kryetari Veseli vlerësoi mbeshtetjen që Bashkimi Evropian ka dhënë dhe po jep për Kosovën në shumë fusha, në veçanti për një funksionim me efikas të Kuvendit.
Ai theksoi se dinamika e punës dhe transparenca e Kuvendit të Kosovës do të rriten në vazhdimësi, si dhe shtoi se ka një përkushtim të theksuar për të ndërtuar një konsensus të plotë për shumë çështje të rëndësisë së veçantë për vendin.
Kryeparlamentari theksoi se qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave, duke shtuar se për këtë do të ketë angazhim maksimal dhe koordinim të plotë me Bashkimin Evropian.
Nga ana e saj, sekretarja Helga Schmid vlerësoi punën e Kuvendit në miratimin e shumë reformave legjislative. Ajo theksoi se BE-ja do të mbeshtesë Kosovën në rrugën e saj të integrimit.
Sekretarja e Përgjithshme Schmid është takuar me kryeministrin Ramush Haradinaj, e presidentin Hashim Thaçi.
Schmid do të takohet pasdite ajo do të takohet me përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).
Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini emëron Schmid sekretare të Përgjithshme të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (SHEVJ), vitin e kaluar, pasi nga kjo pozitë dha dorëheqje Alain Le Roy.
Schmid në këtë pozitë është nga shatori i vitit të kaluar, e në Kosovë është për herë të parë në vizitë zyrtare.