Kryeministri grek takon presidentin e SHBA-ve, flet për kushtet që Shqipëria duhet t’i plotësojë për minoritetin grek

Prishtinë | 08 Jan 2020 | 19:44 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis është takuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump.

Gjatë këtij takimi Mitsotakis ka theksuar se e mbështetë integrimin evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Numri një i qeverisë greke i ka kujtuar Shqipërisë kushtet që duhet t’i plotësojnë, ndërsa shpreson se në Zagreb në Maj, Franca dhe Danimarka do të rishqyrtojnë qëndrimet e tyre, shkruan Top Channel.

“Eshtë në interesin tonë integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor. Nuk duam t’ju mbyllim derën në fytyrë. Ne mbështetëm vendimin e Këshillit Evropian që këto dy vende të marrin një datë negociatash. Në lidhje me Shqipërinë i bëmë të qartë kushtet. Sepse ne kemi një minoritet kombëtar në Shqipëri dhe duhet që të drejtat e tij të respektohen. Qofshin ato të drejta për pronën, apo për të marrë pjesë në jetën politike dhe ekonomike të vendit. Kështu që ja bëra të qartë zotit Rama se ne do ti mbështesim, por nuk do të pranojmë që mos respektohen të drejtat e minoritetit. Gjithashtu ne ishim vendi i parë që pas tërmetit dërguam forca dhe ndihmuam vendin fqinj.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme