Kryeministri Haradinaj priti në takim ish-deputetin Xhevdet Neziraj

Prishtinë | 18 Nën 2017 | 13:09 | Nga

KryKryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ish-deputetin e partisë Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), Xhevdet Neziraj.
Xhevdet Neziraj, ish-përfaqësues i komunitetit egjiptian në Kuvendin e Kosovës e uroi kryeministrin për marrjen e detyrës në krye të ekzekutivit, duke ofruar përkrahjen e partisë së tij për agjendën shtetërore në Kosovë.

Kryeministri Haradinaj e falënderoi ish-deputetin Neziraj për kontributin e komunitetit që ai përfaqëson në shtetndërtimin e Kosovës, si dhe për kontributin e tij konkret gjatë mandatit të tij si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës është e interesuar për ofrimin e mundësive të barabarta për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme