Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e Shoqërive Aksionare të dala nga KEK-u, Ejup Reka nga Autotransporti, Hamit Leci nga Kosova Thëngjilli, Rexhep Kaqurri nga Instituti i Mjekësisë së Punës, Nysret Abdullahi nga Inkos dhe Ilmi Azemi nga Ushqimi Shoqëror.
Përfaqësuesit e Shoqërive Aksionare e kanë njoftuar kryeminsitrin Haradinaj se që nga vendimi i marrë nga Bordi i Drejtorëve të KEK-ut në vitin 2006, dy shoqëri aksionare janë kthyer brenda menaxhimit të KEK-ut, dy kanë falimentuar, ndërkohë që tjerat po rrezikojnë të mbeten pa punë.
Sipas tyre, KEK-u ende ka nevojë për shërbimet e tyre, andaj kërkuan nga kryeministri Haradinaj angazhim për të gjetur zgjidhjen e këtij problemi.
Kryeministri Haradinaj u zotua se do të angazhohet që të gjendet zgjidhje për problemet e kësaj natyre, në suaza të kompetencave kushtetuese dhe ligjore.