Kryeministri Haradinaj viziton në QKUK luftëtarin e lirisë

Prishtinë | 24 Dhj 2018 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka vizituar në QKUK, ish-luftëtarin e UÇK-së, mikun e tij Avni Hyseni.

Lajmin e ka bërë të ditur Haradinaj përmes rrjeteve sociale ku ka postuar edhe një fotografi.

“Sot vizitova mikun tim dhe luftëtarin e lirisë, Avni Hysenin, i cili po përballet me një sëmundje të rëndë. Duke shpresuar për shërimin e tij të shpejtë, falënderova stafin e QKUK-së për kujdesin ndaj tij dhe gjithë pacientëve tjerë”, ka shkruar Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme