Kryeministri i Holandës, Rob Jetten, ka shprehur mbështetjen e tij për të ardhmen evropiane të Kosovës.
Duke iu përgjigjur pyetjes nëse Kosova do të bëhet një ditë pjesë e NATO-s, Jetten ka thënë për Euronews Albania se shpreson për një gjë të tillë.
“Unë shpresoj që Kosova do të bëhet pjesë e familjes evropiane një ditë.”, ka thënë kryeministri holandez.
Gjatë intervistës, Jetten foli edhe për qenin e tij të adoptuar nga Kosova, duke treguar se ende e mban dhe se vendosi ta adoptojë sepse ishte “një qen shumë i mirë rrugësh” dhe se ai i do shumë qentë.
Jetten po merr pjesë në samitin e NATO-s në Ankara të Turqisë.