Kryeministri Hoti ofron mbështetje të pa rezervë për ndriçimin e fatit të të pagjeturve

Prishtinë | 11 Dhj 2020 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti zhvilloi sot një takim me anëtarët e Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve të Kosovës.

Kryeministrit Hoti tha se ndriçimi i fatit të të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë është prioritet për Qeverinë, si dhe është ndër pikat kryesore në procesin e dialogut me Serbinë. Ai nënvizoi se kjo çështje do të zgjidhet me arritjen e marrëveshjes përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë, me të cilën Serbia obligohet të ofroj të gjitha të dhënat për vendndodhjen e varrezave masive.

Kryeministri Hoti theksoi gatishmërinë e Qeverisë për mbështetje të vazhdueshme në çdo formë, për të gjitha shoqatat e familjarëve të të zhdukurve, duke nënvizuar se kjo çështje shumë e ndjeshme kërkon qasje serioze nga ana e institucioneve shtetërore.

Kryeministri Hoti propozoi që takimet e këtij formati të jenë të rregullta, propozim ky i cili u mirëprit nga anëtarët e Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme