Kryeministri Hoti priti Ipeshkvin e Kosovës, Dodë Gjergji

Prishtinë | 20 Kor 2020 | 18:04 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti priti sot Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergjin, me të cilin bisedoi për gjendjen e përgjithshme në vend, veçmas për pasojat e pandemisë Covid 19 dhe për pakon e rimëkëmbjes ekonomike.


Duke e falënderuar Ipeshkvin Gjergji për vizitën, Kryeministri Hoti e vlerësoi rolin e Kishës Katolike të Kosovës për të gjitha proceset historike nëpër të cilat ka kaluar vendi.

“Harmonia dhe bashkëpunimi i ngushtë i bashkësive fetare të vendit ka krijuar përherë një frymë të veçantë dashurie, mirëkuptimi e tolerance ndërmjet etnive dhe besime të ndryshme në Kosovë”, tha Kryeministri Hoti.

Ai, gjithashtu, e vlerësoi angazhimin e Ipeshkvisë së Kosovës dhe të gjitha famullive të saj për respektimin e masave të kufizimit të lëvizjes dhe të ceremonive fetare, të cilat janë ndërmarrë si kusht i domosdoshëm për ruajtjen e jetës së qytetarëve nga pandemia Covid 19.

Të ngjashme