Kryeministri hungarez – Vuçiqit: “Çelësi i stabilitetit të rajonit është Serbia”

Prishtinë | 08 Kor 2021 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, tha sot, pas takimit me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd, se ai mbështet pa dyshim Serbinë dhe anëtarësimin e saj në BE, sepse sipas tij i gjithë Ballkani Perëndimor është prapa Serbisë.

“Derisa Serbia të integrohet, Ballkani Perëndimor nuk do të integrohet. Serbia është një vend kyç dhe BE duhet ta kuptojë atë,” theksoi Orban, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

Kryeministri i Hungarisë deklaroi se nëse përkthehet në gjuhën e numrave, atëherë interesi i BE-së për anëtarësimin e Serbisë është shumë më i madh se  ai i Serbisë.

“Çelësi i stabilitetit të rajonit është Serbia”, tha Orban.

Të ngjashme