Kryeministri i Malit të Zi e pret kryetarin e AKB-së

Prishtinë | 17 Mar 2023 | 08:21 | Nga Ekonomia Online

Një delegacion i Kosovës i kryesuar nga Agim Shahini Kryetari i AKB-së, pritën nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazović.

Abazovic shprehi kënaqësinë e Qeverisë së vet që patë mundësi që të pret një delegacion të AKB-ës dhe bizneseve të Kosovës ku shprehi gatishmërinë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe turistik përmes investimeve të përbashkëta në Mal të Zi në sektorin e turizmit dhe ndërtimit si një vend i sigurt dhe tërheqës për investitirët e huaj e sidomos ata të Kosovës.

Shahini falënderoi Kryeministrin e Malit të Zi, Abazovic për pritjen dhe gatishmërinë e tij për të mbështet investitorët kosovarë në Mal të Zi të cilët janë të shumtë, kryesisht në bregdetin dhe Rivieren e Ulqinit por edhe tek Kryeqyteti në Podgoricë Budvë dhe Bar për të cilën kosovarët qoftë biznese apo edhe investime individuale po japin shembull të mirë dhe po bëhen model si investitorë në Mal të Zi.

Shkëmbimet tregtare mes dy shteteve, u tha se janë të ulëta të cilat kapin shumën mbi 60 milionë euro të cilat në krahasim me vendet e tjera mbetet ende mundësi e madhe për rritjen e bashkëpunimit në mes dy vendeve.

Delegacioni i AKB-së ishte i përcjelle nga Ambasadorja e Kosovës në Mal të Zi, Ariana Zherkai përbërë nga, Agim Shahini, Suat Berisha nēnkryetar, Shkëlzen Jusaj anëtar Bordi, Gazmend Abrashi Konsull Nderi i Mali të Zi në Kosovë, Lumnije Ajdini Drejtore menaxhuese e AKB-së dhe Artan Kuqi anëtar.

Të ngjashme