Kryeministri i Irlandës Leo Varadkar, do t’i rikthehet profesionit të mjekut me qëllim që t’ju ndihmojë mantelbardhëve në luftën kundër Coronavirusit.
Varadkar do t’i bashkohet shërbimit shëndetësor irlandez një herë në javë, përderisa vazhdon të udhëheqë me qeverinë.
Varadkar është një mjek i trajnuar dhe ka punuar si mjek i përgjithshëm para se të futej në politikë.
“Shumë nga familja dhe miqtë e [Varadkar] janë duke punuar në shërbimin shëndetësor. Ai donte të ndihmonte edhe në një mënyrë të vogël”, tha një zëdhënës i qeverisë.
Ai thuhet se është lideri i parë i BE që u bashkua në vijën e parë të pandemisë COVID-19.
Deri më tani janë konfirmuar gati 5,000 raste të COVID-19 në Irlandë dhe 158 kanë vdekur për shkak të sëmundjes.