Kryeministri izraelit akuzohet për korrupsion dhe ryshfet

Prishtinë | 02 Dhj 2018 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet në Izrael deklaruan se kanë mbledhur prova të mjaftueshme për akuzat e korrupsionit të cilat do të paraqiten ndaj kryeministrit Benjamin Nenayahu dhe gruas së tij.

Autoritetet akuzojnë Netanyahun për kryerjen e favoreve ndaj një kompanie të telekomunikimit në kmëmbim të publikimit të lajmeve positive për të dhe gruan e tij nga portal Walla që mbikëqyret nga kompania. Netanyahu ka mohuar këto akuza.

Kjo do të shkaktonte sfidën më të madhe të mbijetesës politike të kryeministrit që mbajti katër mandate.

Vendimi final do të ndërmerret nga prokurori gjeneral, i cili është i ngarkuar edhe me dy akuza të tjera ndaj Netanyahut.

Akuzat ndërlidhen me pranimin e dhuratave nga biznesmenë si dhe favore të ndryshme politike.

Përfaqësuesit tjerë politikë kanë thënë se do të presin vendimin final të prokurorit për tu deklaruar lidhur me këtë situatë.

Të ngjashme