Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni

Prishtinë | 31 Gus 2021 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, udhëton për vizitë njëditore në Slloveni, ku do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit.

Forumi është i ndarë në dy panele, në të cilat do të diskutojnë zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, kryeministra e presidentë të shteteve të ndryshme të Evropës.

Kryeministri Kurti do të diskutojë në panelin “Future of Europe – Enlargement”, (E ardhmja e Evropës – Zgjerimi), pjesë e të cilit do të jenë Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim z. Oliver Varhelyi, Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, z. Janez Jansha, Kryeministri i Republikës së Malit të Zi, z. Zdravko Krivokapiq, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z.Edi Rama, Kryeministri i Republikës së Polonisë, z. Mateusz Morawiecki, Kryeministri i Republikës së Kroacisë, z. Andrej Plenkoviq, Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, z. Rumen Radev, Përfaqësuesi i lartë i Bosnje Hercegovinës, z. Christian Schmidt, Kryesuesi i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës z. Zheljko Komshiq dhe Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev.

Në panelin me temë “Future of Europe – To Stand and Withstand”, (E ardhmja e Evropës – të qëndrosh dhe të përballosh) do të diskutojnë Presidentja e Komisionit Evropian, znj. Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian, z. Charles Michel, Presidenti i Parlamentit Evropian, z. David Sassoli, Kryeministri i Republikës së Çekisë, z. Andrej Babish, Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, z. Janez Jansha, Kryeministri i Republikës Çeke, z. Eduard Heger, Kryeministri i Republikës së Greqisë, z. Kyriakos Mitsotakis, Kryeministri i Republikës së Hungarisë, z. Viktor Orban, Presidenti i Republikës së Serbisë , z. Aleksandar Vuçiq, Sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë, z. Pietro Parolini dhe znj. Dubravka Shuica, Nënkryetare e Komisionit Evropian për Demografi dhe Demokraci.

Në margjina të Forumit në Bled, kryeministri Kurti do të ketë takime bilaterale, për të siguruar përkrahje dhe koordinim për menaxhimin e pandemisë COVID 19.

Të ngjashme