Kryeministri shkarkon një zëvendësministër

Prishtinë | 05 Dhj 2017 | 10:38 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkarkuar zëvendësministrin e Zhvillimit Ekonomik, Fatir Berzati.

Këtë vendim Haradinaj e ka marr të hënën.  Por, derisa është shkarkuar një zëvendësministër, në Qeverinë e Kosovës është duke vazhduar emërimi i zëvendësministrave.

Hamza Balje është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik pasi kryeministri Ramush Haradinaj ka shkarkuar nga kjo pozitë Fatir Berzatin.

Ndërsa, Naim Qelaj është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë, Musa Cena zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe Fehmi Mujota zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës.

Nga këto emërime numri i zëvendësministrave në Qeverinë Haradinaj ka arritur në 67.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme