Kryeministrit i kërkohet të raportojë në Kuvend për gjendjen në veri – Jakaj thotë se e ka obligim kushtetues

Prishtinë | 01 Qer 2023 | 09:05 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Naim Jakaj, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), në një prononcim për Ekonomia Online, tha se kanë kaluar mbi pesë ditë që kur situata në veriun e vendit ka eskaluar dhe se kryeministri Albin Kurti, nuk ka thirru seancë për të raportuar për gjendjen atje.

Jakaj tha se kryeministri i vendit ka për detyre Kushtetuese, ligjore dhe me rregulloren e Kuvendit që të thërret seancë të jashtëzakonshme që ta informoj Kuvendin dhe deputete, njëkohësisht edhe qytetarët për gjendjen e krijuar në veri.

“Për situatën dhe gjendjen e krijuar në komunat e veriore të Kosovës, ne jemi në dijeni edhe i kemi parë zhvillimet që kanë ndodhur atje që nga e premtja e kaluar dhe në ndërkohë behën 5 ditë që kur kryeministri i Kosovës Kurti nuk ka thirrur ndonjë seancë të jashtëzakonshme edhe pse kjo kompetencë i takon më Kushtetute, ligj dhe me rregulloren e Kuvendit”.

‘Kemi një gjendje të jashtëzakonshme në ndërkohë ne informohemi prej tij vetëm përmes komunikatave dhe përmes postumeve të tij përmes rrjeteve sociale. Kryeministri ka për detyre Kushtetuese, ligjore dhe me rregulloren e Kuvendit që të thërret seancë të jashtëzakonshme, ta informoj Kuvendin dhe deputete, njëkohësisht edhe qytetarët për gjendjen e krijuar”, tha ai.

Ai tha se në lidhje me këtë nuk ka as një seancë të jashtëzakonshme të thirru as nga Kuvendi i Kosovës, e që sipas tij kjo është shumë shqetësuese edhe është e pa kuptimet se si Kuvendi nuk e luan rolin e vetë.

“Në ndërkohë nuk kemi asnjë seancë të jashtëzakonshme të thirru nga Kuvendi i Kosovës kompetencë e të cilin e kanë një e tret deputetëve dhe kryetari i Kuvendit. Për ne kjo është shumë shqetësuese edhe është e pa kuptimet se si Kuvendi nuk e luan rolin e vetë kalojnë 5 ditë, kemi reagimin e ambasadorit amerikanë në Kosovë, kemi reagimin e sekretarit të shtetit amerikanë Blinken, kemi reagimin e përfaqësuesve më të lartë të BE-së të cilët janë të përfshirë edhe në dialog dhe kemi reagime të Departamentit të Shtetit Amerikanë në ndërkohë nuk kemi një reagim që kishte me qenë në formatin e informatës për Kuvendi edhe qytetarët se cila është gjendja atje dhe çka do të bëhet më tutje”.

“Kemi parë deklarimet të jashtëzakonshme të krerëve ndërkombëtare në ndërkohë nuk kemi deklarim ose qëndrim të Kuvendit, prej Kuvendit dali kryeministri, presidentja dhe krejt agjencitë e pavarura kushtetuese edhe institucionet e tjera”, tha ai.

Të ngjashme