Kryeministrja britanike arrin në Manchester

Prishtinë | 23 Maj 2017 | 15:25 | Nga

Kryeministrja britanike, Theresa May dhe Sekretari i Shtetit, Amber Rudd kanë arritur në Manchester.

Vizita e tyre vjen pas sulmit të mbrëmshëm në Manchester Arena ku kanë mbetur të vdekur 22 persona dhe mbi 50 janë lënduar.

Në një pronocnim të mëhershëm May u shpreh se terroristët nuk do të fitojnë kurrë dhe se “vlerat tona do të mbizotërojnë gjithmonë”, transmeton Klan Kosova.

Duke iu adresuar popullit të saj, kryeministrja kërkoi që njerëzit t’i japin informata policisë sa i përket sulmit.

Në ndërkohë një 23 vjeçar është arrestuar në lidhje me sulmin derisa i ashtuquajturi Shteti Islamik (ISIS) ka thënë se qëndron pas këtij sulmi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme