Roma e ka mposhtur Interin në kuadër të kampionatit italian, Serie A.
Skuadra romake ka triumfuar ndaj Interit me rezultat 1:3 në ndeshjen e zhvilluar në “Giuseppe Meazza”.
Golat për Romën i shënuan Nainggolan (’12,’56) dhe Perotti (’85), ndërsa për vendasit shënoi Icardi (’83).
Pas 26 ndeshjeve të zhvilluara, Interi mbetet në vendin e gjashtë me 48 pikë, ndërsa Roma në vendin e dytë me 59 pikë.