Kryeprokurori: Granatë dore dhe eksploziv në autobusin që erdhi nga Serbia

Prishtinë | 22 Tet 2017 | 14:05 | Nga

Policia kufitare në Jarinje, ka ndaluar një autobus në të cilin janë gjetur eksplozivë dhe disa granata dore. Autobusi ka qenë duke hyrë nga Serbia në Kosovë. Ndërkohë që sipas kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, Shyqri Syla për momentin lidhur me këtë rast janë ndaluar tre persona.

Syla thotë se janë duke i pritur ekipet e deminimit, raporton Ekspress.

“Në bazë të informacioneve të para që i kemi, është ndaluar një kamion i cili dyshohet për bartjen e një sasie të eksplozivëve dhe të një granate të dorës. Jemi në pritje të ekipeve të deminimit. Për momentin mund të ju them se janë ndaluar tre persona”, tha kryeprokurori.

Në autobus kanë qenë 57 persona.

Të ngjashme