Kryeprokurori i Speciales, amerikani Jack Smith, pritet të japë dorëheqje

Prishtinë | 08 Qer 2020 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Një muajin kur priten të ngiten aktakuzat e para nga Prokurori i Specializuar në Hagë, është paralajmëruar dorëheqja e kryeprokurorit të Dhomave të Specializuara, Jack Smith.

Ish-këshilltari i Kadri Veselit, Blerim Latifi ka thënë se amerikani Smith pritet që të jep dorëheqje që t’i bashkohet fushatës elektroale të presidentit Donald Trump.

Ai thotë se nuk pritet emërimi i kryeprokurorit të ri deri pas përfundimit të zgjedhjeve në Amerikë.

“Para disa kohësh ishte paralajmëruar se akuzat e para nga Gjykata Speciale do të mund të shpalleshin gjatë kësaj vere! Gjërat, siç duket, kanë ndryshuar.Kryeprokurori i Dhomave të Specializuara Jack Smith pritet të japë dorëheqje nga posti i tij, mbase për t’iu bashkuar fushatës elektorale të presidentit Trump. Meqë zgjedhjet në SHBA po afrohen, nuk pritet të emërohet një kryeprokuror i ri deri pas përfundimit të tyre.Rrjedhimisht akuzat eventuale, në mungesë të kryeprokurorit, me gjasë do të shtyhen për në vitin tjetër”, ka thënë ai.

Të ngjashme