Kryeprokurori Kryeziu: Fajdexhinjtë nuk i shpëtojnë ligjit

Prishtinë | 06 Pri 2026 | 21:51 | Nga Ekonomia Online

Petrit Kryeziu, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, ka deklaruar se është krijuar një perceptim i gabuar se personat që merren me fajde janë të paprekshëm, duke theksuar se ndaj tyre vepron ligji dhe jo individët.

Në një intervistë në emisionin Tempus, ai bëri të ditur se rastet e fajdesë po trajtohen me prioritet dhe se nuk do të ketë tolerancë për këtë vepër penale.

“Sepse në regjionin e Dukagjinit duket që janë të shprehura, padyshim që edhe në vendet tjera, por ne kemi në kompetencë në këtë pjesë, ekskluzivisht regjionin e Prizrenit, dhe veprat penale të fajdeve janë po aq komplekse për t’u hetuar saqë është edhe korrupsoni, sepse janë vepra penale të përbëra”, tha Kryeziu për Betimi për Drejtësi.

Sipas tij, këto vepra penale nuk prekin vetëm pasurinë e viktimave, por shpeshherë shoqërohen edhe me dhunë dhe kërcënime ndaj tyre dhe familjarëve.

“E dimë që te fajdetë gjithmonë kemi edhe detyrim, kemi kanosje, kemi rrahje të viktimave, kemi rrahje edhe kanosje të familjeve të tyre”, shtoi Kryeziu.

Të ngjashme