Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, priti sot në takim pune drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri dhe zëvendësin e tij, Bashkim Shala.
Në këtë takim u bisedua për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit në mes Administratës tatimore të Kosovës (ATK) dhe Prokurorit të Shtetit, me qëllim të rritjes së efikasitetit të punës së Prokurorit të Shtetit, në rastet kur paraqitet nevoja të bashkëpunohet me zyrtarët e ATK-së.
Në këtë takim u bisedua edhe për krijimin e pikave të përbashkëta në mes këtyre dy institucioneve. Për këtë u vendos që të caktohen personat kontaktues në mes Prokurorit të Shtetit dhe ATK-së, ku kryeprokurori Lumezi caktoi një prokuror nga zyra e tij person përgjegjës për komunikim me ATK-në.
Po ashtu, u diskutua edhe për mundësinë e organizimit të trajnimeve të përbashkëta në mes prokurorëve të Shtetit dhe hetuesve tatimorë, lidhur me luftën kundër korrupsionit, krimeve ekonomike dhe krimeve financiare.
Të dyja palët u pajtuan që të angazhohen në intensifikimin e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve, në funksion të rritjes së efikasitetit në luftën kundër korrupsionit, krimeve ekonomike dhe atyre financiare.