Kryeprokurori Ujkani takon drejtuesit e Doganës në Mitrovicë

Prishtinë | 31 Mar 2021 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Ismet Ujkani së bashku me prokurorin Shyqyri Syla, kanë takuar drejtorin regjional të Doganës së Kosovës në Mitrovicë Agim Nika me bashkëpunëtorë.

Gjatë takimit u diskutuan çështjet që janë në interes të dy palëve sikurse luftimi i  kontrabandimit të mallërave, luftimi i ekonomisë informale, tregtisë së ndaluar, dhe çështje tjera që u takojnë të dy institucioneve.

Kryeprokurori Ujkani ka shprehur mbështetjen e tij për punën e Doganës së Kosovës, duke shprehur gatishmërinë që edhe në të ardhmen të vazhdohet bashkëpunimi në mes të dy institucioneve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme