Kryeqytetit indian i mbushen spitalet, pacientët me Coronavirus do t’i fusë në 500 vagonë trenash

Prishtinë | 14 Qer 2020 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Kryeqyteti indian, New Delhi, do t’i përdorë 500 vagonë trenash si hapësira për trajtim spitalor pas rritjes së numrit të rasteve të koronavirusit dhe mungesës së shtretërve në spitale.

Qeveria federale e Indisë njoftoi të dielën se do t’ua ofroj autoriteteve lokale të kryeqytetit 500 vagonë trenash, të cilët do të jenë të pajisur me mjetet e nevojshme për kujdesin ndaj pacientëve që vuajnë nga Covid-19.

Kryeqytetit indian i mbushen spitalet, pacientët me Covid-19 do t’i fusë në 500 vagonë trenash

Këta vagonë do ta rrisin kapacitetin e shtretërve për 8,000 copë. Lajmin e bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Amit Shah, pas një takimi me një zyrtar të lartë të kryeqytetit.

Qeveria do ta shtojë edhe numrin e testimeve në qytet, sidomos në vatrat e përhapjes, shkruan “The Guardian”

India është shteti i katërt në botë në listën e vendeve me më së shumti persona të infektuar dhe rastet atje po shtohen me shpejtësi të madhe. Të dielën u shënuan mbi 12,000 raste të reja – rekord për periudhën 24 orëshe.

Kryeministri indian, Narendra Modi, e kishte vendosur tërë shtetin në izolim në fund të marsit, por masat kufizuese tashmë janë lehtësuar.

Të ngjashme