Kryeshefi i AKP-së: Raporti i Auditimit joreal, privatizimi i të gjitha aseteve veri në vitin 2021

Prishtinë | 28 Mar 2018 | 14:39 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar raportin e auditimit për raportin financiar të  Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2016.

Në këtë komision për të diskutuar për këtë raport ishin të pranishëm përfaqësues të AKP.

Kryetari i komisionit për mbikëqyrjen e financave Publike,  Driton Selmanaj  prezantoi të gjeturat e zyrës së auditimit, raport ky i cili vë në pah shkelje të shumta si dhe mosplotësimin e rekomandimeve të vitit paraprak, raporton Ekonomia Online.

“Në çështjet që kanë të bëjnë me rekomandimet e vitit paraprak nga 16 rekomandime janë zbatuar 4 plotësisht ndërsa 6 janë plotësuar pjesërisht ndërsa 6 nuk janë plotësuar ende.

“Në çështjet që kanë të bëjnë me menaxhimin  financiar AKP duhet  të përmirësoj menaxhimin e proceseve qeverisëse”

“Pagat dhe menaxhimin e personelit. Janë evidentuar një sërë problemesh. Në tri raste kualifikimet relevante nuk kanë qenë me pozitat, në tri raste mungojnë kopjet e diplomave, në dy raste diplomat nuk kanë qenë të nostrifikuara”.

Mirëpo Ekrem Hajdari kryeshef i AKP-së, tha se disa prej të gjeturave janë pasqyrim jo i drejtë.

Hajdari shtoi se AKP ka për qëllim që deri në vitin 2021 të përfundojë privatizimin e 55 për qind të aseteve që kanë mbet pa u privatizuar e që janë nën administrimin e tyre.

“Është pasqyrim jo i drejtë teknik pa ndonjë efekt material. Sa i përket gjetjeve të tjera..ky vit meqenëse ka qenë vit i fokusit angazhimi im ka qenë që në fillimin e procesit me një dinamik të shtuar agjencia ka organizuar një valë të shijeve si asnjëherë më parë. E gjithë kjo me qëllimin që procesi i privatizimit të përfundoj për 5 deri në 7 vjet”.

“Përgjatë 10 viteve të fundit po flas nga 2016 e mbrapa janë privatizua 45 për qind e aseteve nën administrimin e AKP. Kemi planifikuar që 55 për qind e mbetura të privatizohen në 5 vitet e ardhshme pra një dinamik e shpejta. Vitin 2017 ka qenë një vit komplet tjetër me që rast të gjitha këto rekomandime janë adresuar”.

Muharrem Nitaj nga radhët e AAK-së tha se kontrata e qerasë ka qenë jashtëligjore.

Adem Selishta drejtor i Departamentit të Financave në AKP-së, tha se të gjitha kontratat janë bërë në mënyrë jashtëligjore.

Zafir Berisha deputet i Nismës tha se nëse ndonjëherë do të shkruhej ndonjë historik për Kosovën, agjencia është e keqja më e madhe e këtij vendi sepse i ka shkaktuar shumë dëme vendit.

“Ne kemi pas një kërkesë publike nga Qeveria për disa asete që lidhen me zhvillim të vendit dhe juve si me i’u thanë i keni qit në privatizim”, shtoi më tej Berisha.

Të ngjashme