Kryesia cakton agjendën e tryezës për demarkacionin

Prishtinë | 02 Gus 2016 | 21:54 | Nga

Ka përfunduar takimi konsultativ i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës për përmbajtjen e tryezës së demarkacionit, e cila do të mbahet të mërkurën nga ora 10.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme është diskutuar për mbarëvajtjen e tryezës së nesërme për demarkacionin, e cila ka për qëllim të ketë informacione të mjaftueshme për këtë proces.

Mediet kanë publikuar agjendën e tryezës për demarkacionin, të cilën mund ta lexoni në vijim.

download

Veseli garanton transparencë dhe gjithëpërfshirje për debatin e nesërm

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e kryesuar nga kryeparlamentari Kadri Veseli, mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën përcaktoi agjendën dhe mbarëvajtjen e debatit të nesërm lidhur me shënjimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi. 

Në këtë mbledhje, ishin të pranishëm edhe deputetë – anëtarë të grupit të cilët kanë kërkuar mbajtjen e këtij debati. 

Kryesia vendosi që krahas anëtarëve të komisionit shtetëror për Demarkacion dhe atyre të grupit të njohësve profesionistë, si dhe deputetëve të Kuvendit, në këtë debat të marrin pjesë edhe Presidenti i vendit, Kryeministri dhe ambasadorët e akredituar në Prishtinë. 

Pas mbledhjes së Kryesisë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në adresimin e tij para gazetarëve, theksoi se ky debat do të jetë gjithëpërfshirës dhe shërbim të transparencës së këtij procesi, duke shërbyer, gjithashtu, për qartësimin e të gjitha dilemave për deputetët e Kuvendit të Republikë së Kosovës dhe qytetarët në përgjithësi.

I pyetur nga gazetarët lidhur me fjalën që pritet ta mbajë në këtë debat ambasadori amerikan, Greg Delawie, kryetari Veseli tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithherë kanë qëndruar afër Kosovës dhe interesimi i tyre që të vazhdojë t’i qëndrojë pranë edhe më tutje, është në interes të vetë shtetit dhe qytetarëve tanë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme