Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet sot në ora 16:00 për të diskutuar Projektligjin e dërguar nga Qeveria, për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Një ditë më parë Qeveria e Kosovës ka miratuar ndryshimet e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Qeveria ka kërkuar që seanca e jashtëzakonshme për demarkacionin të mbahet të enjten.