Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 15:00 për të vendosur për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme ku pritet votimi për angazhimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Misionet Paqeruajtëse.
Këtë e ka bërë të ditur Bekim Kupina këshilltar për media i kryetares së Kuvendit.
“Sot në ora 15:00 do të jetë mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e Qeverisë për angazhimin e FSK-së në misione paqeruajtëse” tha Kupina.