Të premten, më 24 dhjetor 2021, në orën 10:00, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancën plenare të radhës.
Kështu vendosi sot Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e përbashkët me kryetarë të grupeve parlamentare, të drejtuar nga kryetari Glauk Konjufca.
Pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, në seancën e të premtes Kuvendi pritet të shqyrtojë një varg projektligjesh.
Sipas agjendës së përcaktuar, pritet të shqyrtohen pesë projektligje që ratifikojnë marrëveshjen ndërkombëtare, 22 projektligje në shqyrtim të parë dhe dy projektligje në shqyrtim të dytë.
Në këtë seancë Kuvendi pritet të hyjë në procedurë të votimit për të zgjedhur Drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, anëtarët të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, dy drejtorë të Bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, “NP KOSTT”, si dhe tre anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave. Po ashtu Kuvendi pritet të propozojë dy kandidatë për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese,
Po në këtë seancë do të debatohet në lidhje me krizën energjetike në Kosovë për shkak të reduktimeve dhe rikthimit të territ në Republikën e Kosovës, sipas kërkesës së deputetit Ramush Haradinaj, mbështetur nga gjashtë deputetë tjerë të GP të AAK-së.
Ndërkaq, konform vendimit të seancës së kaluar, të enjten do të bëhet shqyrtimi i dytë ki projektligjit për inspektimet.
Në mbledhjen e sotme, Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj.