Kryesia e Kuvendit vendos për seancën e re, në rend dite një varg pikash nga seancat e papërfunduara

Prishtinë | 16 Dhj 2022 | 10:32 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefat e Grupeve parlamentar në mbledhjen e radhës do të marrin vendim për mbajtjen e seancës së re, raporton Ekonomia Online.

Në rend dite janë një varg pikash të papërfunduar nga seancat më 7, 24 tetor, 18 nëntor, 9 dhjetor dhe 12 dhjetor.

Rendi i ditës:

I.    Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, 
 
II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 7, 24 tetor dhe 18 nëntor 2022: 

8.    Votimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë,
9.    Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021,
10.    Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.

III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 9 dhjetor 2022:

9.    Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, 
10.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-176 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative, 
11.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-192 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit,
12.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-182 për Konfliktet Administrative,
13.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-191 për Ekspertët Gjyqësor,
14.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-194 për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovës,
15.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor,
16.    Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,
17.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2021,
18.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2021,
19.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Rregullator të Prokurimit Publik për vitin 2021,
20.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021,
21.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2021,
22.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Statistikave të Kosovës për vitin 2021,
23.    Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-021 për kontrollin e brendshëm të financave publike,
24.    Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.06/L-087 për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë,
25.    Shqyrtimi i Planit Kombëtar të Radio-frekuencave,
26.    Formimi i Komisionit Ah-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,
27.    Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,
28.    Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave,
29.    Zgjedhja e një (1) zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.

IV. Seanca plenare, shtyrë nga data e paraparë që të mbahet më 12 dhjetor 2022:

1.    Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen: ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.

V. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të re:

1.    Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

2.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,

3.    Pyetjet parlamentare,

4.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-198 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Programin e Financave Publike dhe Rritjes Ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,

5.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

6.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/l-152 pёr anti dopingun,

7.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-072 për Bujqësi dhe zhvillim rural,

8.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-145 për Parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes,

9.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-190 për Zhvillimin Rajonal të Balancuar,

10.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-185 për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore,

11.    Debat parlamentar në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022,

12.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2021.
   
VI. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave 

Të ngjashme