Kryesia e LDK-së dhe kryetarët e degëve diskutojnë për datën e zgjedhjes së kryetarit të ri

Prishtinë | 04 Mar 2021 | 16:04 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me ftesë të kryetarit të dorëhequr, Isa Mustafa, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është duke mbajtur takim me kryetarët e degëve për të diskutuar për datën e zgjedhjes së kryetarit të ri, raporton Ekonomia Online.

Ditë më parë Kryesia e kësaj partie ka propozuar 14 marsin si datë për mbajtjen e Kuvendi zgjedhor, ndërsa ishte thënë se kjo datë do të diskutohet edhe më kryetarët e degëve.

Anëtari i Kryesisë, Besian Mustafa ka thënë se janë mbledhur për të diskutuar “vetëm detajet teknike për 14 mars”, kur do të mblidhet Kuvendi Zgjedhor i LDK-së për ta zgjedhur kryetarin e ri.

Avdullah Hoti, Besian Mustafa e Ismet Beqiri , Anton Quni e Gazmned Muhaxheri janë disa nga zyrtarët e kësaj partie që kanë arritur në seli.

Deri më tani Anton Quni është i vetmi që ka zyrtarizuar kandidaturën për kryetar të LDK-së.

Isa Mustafa kishte dhënë dorëheqje nga udhëheqja e LDK-së, pas rezultatit  të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Të ngjashme